Administratorët e DAP kërkojnë 30 per qind rritje të pagave

Lajme Maqedoni

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) në protestë për dy orë, nga 10:00 deri në 12:00 në gjithë vendin. Kërkesa e tyre është për rritje të pagave për 30 për qind, ndryshe kërcënojnë me grevë të përgjithshme.Nga atje paralajmërojnë se ekziston mundësia që të krijohen “situata të padëshiruara” si mospërmbushje e detyrave të punës dhe obligimeve të punonjësve gjatë një greve të mundshme të përgjithshme.

Dy ditë më parë ata mbajtën protestë duke nisur nga ora 11:00 para godinës së Ministrisë së Financave.

Punonjësit thonë se më herët është arritur marrëveshje me ministrinë, por për arsye të panjohura ende nuk është nënshkruar nga ministri Besimi. Ata paralajmëruan se do të detyrohen të fillojnë një grevë të përgjithshme dhe bllokadë të plotë, nëse marrëveshja nuk përmbushet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *