Rezoluta e Bundestagut gjerman për mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE është vetëm një konfirmim simbolik i asaj që është formalisht në kornizën negociuese, sepse identiteti maqedonas është i garantuar edhe pa të dhe kur të bëhemi anëtare vetëm se do të promovohet edhe më shumë, deklaroi sot në Strugë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve mbi domethënien e titulluar si “Mbështetja aktive e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian” për të cilën do të debatohet dhe miratohet sot nga Bundestagu dhe ajo si do të “mbrohet identiteti maqedonas”, Osmani në konferencën për media të “Forumit të Prespës për dialog” theksoi se Gjermania është mbështetësja më konsekuente e vendit.
