Në Zubin Potok vendoset KFOR turk

Bota

Si rezultat i situatës së tensionuar në veri të Kosovës, trupat e KFOR-it turk sot janë transferuar nga Prizreni për në Zubin Potok.Gazetari turk Abdyl Vehab ka publikuar disa fotografi në Twitter ku ka treguar për transferimin e tyre në Zubin Potok.

“Në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO- s në Kosovë , KFOR-i, trupat turke të stacionuara në qytetin e Prizrenit, së bashku me automjetet e famshme turke BMC Vuran 4×4, janë transferuar në Zubin Potok, në veri të vendit, ku është përshkallëzuar së fundmi situata me Serbinë”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *