Blerim Daci, nga Maqedonia është personi vrarë mbrëmë në Prishtinë

Lajme Maqedoni

Blerim Daci është personi që është vrarë mbrëmë në Prishtinë. Vetura ku është gjetur Daci ka qenë me targa të Maqedonisë, ndërsa pak më largë është gjetur një veturë me Targa Gjermane.

Minsitria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se pret më shumë detaje rreth vrasjes së ahtetasit të Maqedonisë në Prishtinë. Në përmjet Minsitrisë së Punëve të Jashtme.

Minisiri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencë për shtyp ka deklaruar se mbrëmë në Prishtinë është vrrarë një shtetas i RMV-së nga Shkupi. Ai shtoi se menjëherë ka komunikuar me autoritetet kosovare por se detaje do të japin institucionet e tjera kompetente.

“Institucionet tona kanë komunikuar me autoritetet kosovare dhe kanë konfirmuar se bëhet fjalë për shtetas të RMV-së i cili është vrrarë në Kosovë. Më shumë detaje institucionet tjera. Ne e kemi bërë kontaktin e parë dhe e konfirmuam se bëhet fjalë për shtetas të RMV-së”, tha Osmani.

Ndryshe mbrëmë në Rrugën C në Prishtinë një person është vrarë nga dy të dyshuar. Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00 me breshëri plumbash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *