Stano: Jemi në kontakt me të dyja palët, po verifikojm se cfarë ka ndodhur në Veri

Bota Lajme

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se zyrtarët e Brukselit janë në kërkim të vërtetimit të fakteve në lidhje me verifikimin e ngjarjeve në veri të vendit kur erdhi deri te kidnapimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave serbe.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka deklaruar Stano në një përgjigje me shkrim dërguar medieve.
Zëdhënësi i BE-së ka përsëritur thirrjen për “de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”. Nga Kosova e Serbia ai kërkoi që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *