Rrëmbimi I policëve të Kosovës, reagon ministri Svecla/ Video nga rrembimi

Bota Lajme

Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

“Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare, por jo edhe vetë zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësitë e tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe”, thuhet në njoftim.

Policia tha po ashtu se media të ndryshme serbe kanë raportuar se njësitë speciale serbe “kanë arrestuar zyrtarë të Policisë së Kosovës”.

Ndërkohë në Tëitter qarkullojnë këto pamje, që thuhet se i përkasin momentit kur efektivët e rrëmbehen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *