Lëvizja besa nuk është e detyruar që të përkrah ndryshimet kushtetuese nëse qeveria bën inatë me qëndrimin e kësaj partie për zëvendësimin e 20% në ndryshimet kushtetuese, deklaroi kryetari I Besës në konferencën e sotme për shtyp.
‘Ne e kemi bërë të qartë se Lëvizja besa përkrah ndryshimet kushtetuese nëse në të përfshihet zëvendësimi I 20% për gjuhën shqipe. Nuk kam ndonjë informatë nëse propozimi ka shku në Parlament, por duke pas parasysh faktin se edhe për ndryshimet kushtetuese qeveria nuk ka garanca se ka siguruar 80 vota, ne kërkojmë pot ë njëjtën qasje edhe pëe 20%, që qeveria të dërgojë edhe propozimin tonë në Parlament dhe në këtë rast ne si Levizje Besa përkrahim ndryshimet kushtetuese në të kundërten nuk jemi të obliguar të përkrahim këto ndryshime’, Tha Bilall Kasami.