Vërejtje gastronomëve, mos shërbeni alkohol të miturve, gjoba deri në 4 mijë euro

Lajme Maqedoni

Mundësimi i furnizimit të të miturve me pije alkolike është një delikuencë që sanskionohet në mënyre rrigoroze. Kjo nuk mjafton për shumë lokale gastronomike që në mënyra të ndryshme vazhdojnë të përfitojnë duke u shërbyer të rrinjëve pije alkoholike, këtë ka konstatuar Inspektoriati Shtetërorë, gjatë kontrolleve që ka kryer në fundjavë në disa lokale.

“Shërbimi i alkoolit të miturve është vepër penale, ndërsa dënimet për ata gastronomë që do të zihen se u shërbjenë alkool të miturve janë rigoroze dhe lëvizin deri 4.000 euro”, thonë nga ISHT.
Deklarimet dhe kontrollet rrutinë në lokale gastronomike, nga isnpektorë shtetërorë, nuk kanë rezuzltuar me sanksionime konkrete edhe përkundër kosntatimeve të vetë autoriteteve se kanë gjetur rasate ku të rinjëve u shërbehet pije alkolike.

Përveç dënimeve në të holla, siç shtojnë, shqiptohen edhe dënime për ndalesë për punë në periudhë prej një muaji, ndërsa për përsëritje të veprës mund të pasojë edhe ndalesa e plotë për punë.

“Bëj thirrje, dukuria e këtillë të ndalojë menjëherë! Thirrjen ua bëj edhe gastronomëve, por edhe prindërve. Prindër, bisedoni me fëmijët për dëmin nga konsumimi i alkoolit, sepse bëhet fjalë për të mirën dhe shëndetin e tyre. Së bashku me kolegët nga inspektorati, por edhe me institucionet e tjera kopetente, edhe më tej do të kryejmë aksione të përbashkëta me qëllim të parandalimti të ngjarjeve të këtilla. Secili që do ta shkelë ligjin, nuk do të kursehet nga shqiptimi i sanksionit adekuat!”, potencoi drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *