Musar kërkonë mëncuri nga politikanët, të bashkohen për të ndryshuar kushtetutën

Lajme Maqedoni

Pirc Musar: Edhe Sllovenia në rrugën drejt BE-së duhej ta ndryshonte Kushtetutën, shpresoj se politikanët në Maqedoninë e Veriut do të tregojnë mençuri.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar sot në Shkup shprehu shpresën se politikanët në Maqedoninë e Veriut do të tregojnë mençuri dhe do t’i zbatojnë ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në dhe hapjen e klasterëve për negociatat. Ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e saj, presidentin Stevo Pendarovski theksoi se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, se Sllovenia është përballur me ato procese dhe se drejt asaj rruge edhe ky vend është dashur të ndryshojë Kushtetutën ku asokohe ka pasur debate të ashpra politike në shoqërinë sllovene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *