Ambasada amerikane rikujton 12 qershorin 1999

Bota Lajme

Ambasada amerikane deklaron se falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi.
“Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon”, deklaron Ambasada amerikane në Kosovë.

“Në shkrimin e kësaj ambasade thuhet se sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes.
“Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”.

Kosova shënoi sot 12 qershorin, dita kur në Prishtinë hynë forcat e NATO-s, në vitin 1999.
Në kalendarin e festave jozyrtare, kjo ditë njihet si “Dita e Paqes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *