Lajmi për ndarjen e artistit Damiano Davidi me Giorgia Soleri tronditi jo pak fansat

Lajme Showbiz

Lajmi për ndarjen e artistit Damiano Davidi me Giorgia Soleri dhe video ku shihet duke u puthur me një vajzë tjetër tronditi jo pak fansat e grupit të njohur italian Maneskin.

Videoja në fjalë po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe tregon 24-vjeçarin duke shkëmbyer puthje pasionante me një vajzë. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale këngëtari kërkoi falje për konfuzionin e shkaktuar ndërsa konfirmoi se ai dhe Soleri ishin ndarë.

Ai sqaroi se nuk kishte pasur asnjë lloj tradhtie dhe u kërkoi fansave të “respektonin” privatësinë e tyre. Sipas mediave italiane, vajza që shfaqet me të në video është Martina Taglieni dhe është 22 vjeç. Ajo është një modele dhe ruan një marrëdhënie shumë të mirë me grupin.

Ndërkohë, Georgia Soleri ka bërë unfollow të gjithë anëtarët e Maneskin, duke treguar se lidhja e saj me këngëtarin ka përfunduar me hatërmbetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *