Maturantët sot nga ora 10:00 do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern. Është zgjedhor dhe ata mund të zgjedhin një nga shtatë lëndët e ofruara.
Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, si vitet e kaluara, më të regjistruarit (13.922) janë për provimin e gjuhës angleze, 1.397 për matematikën, 29 për gjuhën frenge, 122 për gjuhën gjermane, 17 për atë ruse, 81 për estetikë dhe për filozofi do të kenë provim shtatë nxënës.
Për maturën shtetërore në afatin e provimeve të qershorit ishin regjistruar 15.620 maturantë. Prej tyre, 6750 janë nga gjimnazi, 8598 nga arsimi i mesëm profesional dhe 272 nga arsimi i mesëm artistik.
Më 27 maj u mbajt provimi i parë ekstern – Gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët. Për gjuhë dhe letërsi maqedonase janë regjistruar 10.768 maturantë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4.380 dhe për gjuhë dhe letërsi turke 357.
Rezultatet e testeve për dy provimet eksterne do të publikohen jo më vonë se një muaj pas provimit të dytë ekstern, pra deri më 10 korrik.
Maturantët që nuk do ta kalojnë provimin e maturës në qershor ose nuk do do t’i nënshtrohen, do të kenë një mundësi të dytë në afatin e gushtit, provimet do të jenë në datat 9 dhe 11 gusht.