Nesër përfundon viti shkollor për shkollat e mesme, për filloristët mësimi do të vijojë deri më 14 Qershor

Lajme Maqedoni

Nesër përfundon viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme, kurse për filloristët mësimi do të vijojë deri më 14 Qershor, njofton KlanM.

Prolongimi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore është bërë për shkak të pushimit të vazhduar dimëror me qëllim të kursimit të energjisë elektrike.

Por, ashtu sikurse nisi, viti shkollor përfundon me problemet e njëjta.

Për gabimet në tekstet shkollore, Ministri i Arsimit, paralajmëroi zgjidhje ligjore për vendosjen e sanksioneve.

“Sa i përket teksteve shkollore me gabime ju e dini që kemi vepruar menjëherë në një periudhë që duhet të realizohej për tekstin e historisë dhe shoqërisë ku të gjitha shkollat morën udhëzime për problemet që u paraqiten në librat e caktuar, dhe pas kësaj komisioni me shtatë anëtarë vendosi që libri i njëjtë të tërhiqet dhe u bë thirrje për një grupe autoresh për librin e njëjtë” – tha Jeton Shaqiri.

Në vigjilje të përfundimit të vitit shkollor që ishte shoqëruar me shumë probleme, vecanërisht në pjesën e librave shkollor, sic njofton KlanM, Ministri Shaqiri pret që Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera kompetente vitin e ri shkollor ta presin më të përgatitur.

Nga Qeveria kanë siguruar se në buxhetin për vitin e ardhshëm do të sigurohen librat shkollor pa pagesë për nxënësit. Vitin e kaluar me tender prej 5 milion euro u siguruan vetëm librat për arsimin fillor.

kryesore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *