Në Bardhovcë prej kohësh mbijetohet me dhunë, Institucionet shtirren të alarmuar, duke aktruar inspektime dhe marrje masash

Lajme Maqedoni

Pamjet filmike që qarkullonin në opinion ku shfaqej dhuna në Spitalin Psikiatrik në Shkup, krahës opinionit të gjërë ka alarmuar edhe instucionet shtetërore, kështu të paktën duket nga reagimi I Inspektoriatit shtetërorë që kërkonë angazhimin e të gjitha institucioneve të vendit për të parandaluar dhunën në Brdhovcë.

Duhej injoranca dhe naiviteti i pavetëdijshëm I vetë të sëmurve të shtruar në këtë spital të publikohej skena e tyre dhe për të vënë në lëvizje vetë institucionin që më siguri di gjithcka që ndodh në këtë institucion, por kësaj radhe mundohen ti përgjigjen reagimit të opinionit publik.

”Inspektorati shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor me anë të shkresës I është drejtuar Ministrisë për Punë të Brendshme – Byrosë për Siguri Publike që 24 orë të sigurojë me policë këtë repart gjatë 30 ditëve të ardhshme për të paradaluar incidentet e ngjashme. Shkresë I është dërguar edhe Ministrisë së Drejtësisë ku potencohet nevoja që policia e burgut krahas burgjeve t`i sigurojë edhe institucionet psikiatrike ku zbatohet masa e sigurisë për persona të dënuar për të cilët është i domosdoshëm mjekimi psikiatrik” – thonë nga Inspektorati shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *