Në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama ka treguar se ka propozuar një draft për asosacionin, i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se të dyja palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën.
Sipas Ramës situata po bëhet alarmante dhe nuk preferon të qëndrojë spektator e të shoh Kosovën të tkurret si shtet.
“Serbia po bën atë që ka bërë e herët e tjera një kohë gjithnjë e gjatë nëse Kosova , uroj dhe lutem që të mos ndodhë, do sanksionohet për qëndrimin e saj.
Unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte deri në fund asosacioni i komunave me shumë serbe dhe bindja ime se asnjëra nga palët nuk e do asosacionin dhe do bejë çmos që ta shtyje atë në pafundësi duke përhapur krizën me lloj lloj artificesh politike apo teknike. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asosacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmim ndërkombëtar të republikës së Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjelltë më Serbinë.
Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarin Sholz një draft të asosacionit për të cilën kam vënë në dijeni presidentin e Këshillit Europan Sharl Mishel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht nëse do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës që bën atë që bën herët e tjera, palët nuk po merren dot vesh as jush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do ketë ky tekst.
Natyrisht ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që ky dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha për krijimin e asosacionit dhe në konsideratë se asosacioni është pjesë e furnizimit të jetës në republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e gjykatës së Kosovës. Uroj që ky material të vlejë që ta çojë në nivel tjetër dialogun dhe të bëjë palët të flasin për gjëra konkrete për gjëra që lidhen me përfundimin e dialogut. Natyrisht pse e ndaj publikisht është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator e të shoh Kosovën të tkurret në sytë e atyre që krijuan shtetin e Kosovës”, u shpreh Rama.