Kovaçevski: Një qeveri pa BDI-në do të ishte destabilizuese, në parim VMRO nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese

Lajme Maqedoni

Pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, kryeministri Kovaçevski deklaroi se në parim kjo parti nuk është kundër ndrzshimeve kushtetuese, por sipas tij një qeveri pa BDI-në, ashtu siç kërkon Mickoski mund të jetë destabilizuese. Sipas tij çështjet e rëndësishme në vend duhet të kenë një konsenyus më të gjerë.

Kësi lloj dialogu demokratik duhet të ekzistojë në të gjitha nivelet. Mirë është që qëndrimi i shprehur mëngjesin e sotëm nga nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski ka ndryshuar dhe ndryshe nga ajo që kam dëgjuar në takimin e sotëm, ajo është se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese në vend, ky është konstatimi i përbashkët dhe posoria kyçe nga ky takim, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të liderëve me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *