Policia e Tetovës vazhdon aksionin ndaj automjeteve të ngarkesave

Kronike e zeze Maqedoni

Më datë 06.05.2022, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00, është kryer kontroll aksion ndaj automjeteve të ngarkesave në zonën e SPB-Tetovë. Njëkohësisht, 4 drejtues mjetesh (TE-1 dhe GV-3) janë sanksionuar për drejtimin e mjeteve me parregullsi në pajisjet e frenimit. Ata menjëherë janë përjashtuar nga trafiku.
SPB-Tetovë edhe një herë apelon te personat juridikë dhe fizikë që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve, të rregullojnë dokumentacionin përkatës dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe pjesmarësve të tjerë në rrugë.TS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *