Milani njofton zyrtarisht për largimin e Paolo Maldinit

Sport

Milani ka njoftuar zyrtarisht për largimin e drejtorit të tyre, Paolo Maldini.

Legjenda e këtij klubi ishte në këtë pozitë që prej vitit 2018
“AC Milan njofton se Paolo Maldini përfundon rolin e tij në klub, duke filluar nga 5 qershori 2023. Ne e falënderojmë atë për vitet e shërbimit në këtë rol, duke kontribuar në rikthimin në Ligën e Kampionëve dhe për të fituar Scudetton në 2021/22. Detyrat e tij të përditshme do të kryhen nga një ekip që punon në integrim të ngushtë me menaxherin e parë të ekipit, duke raportuar përfundimisht te CEO”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Kujtojmë se të hënën mbrëma nga mediat italiane u raportua se Maldini është shkarkuar nga pozita e drejtorit me vendim të Gerry Cardinale.

Deri te ky vendim thuhet se erdhi pas një takimi të tensionuar mes tyre.

Bashkë me Maldinin pritet që të largohet edhe krahu i tij i djathtë, Frederic Massara. Për të nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga klubi i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *